Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar orët e fundit në qytetin e Vlorës, ku janë vënë në pranga 30 persona. Burime bëjnë me dije se aksioni është përqendruar kryesisht në lumin e Vlorës dhe në qytet, ndërkohë që në mesin e të arrestuarve janë edhe persona që ishin shpallur më herët në kërkim.

Rrjeti ka qënë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabisi. Sakaq, operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin. Për të 30 të ndaluar tashmë janë prerë urdhër arrester e posaçëm.

Derimë nuk janë bërë me dije ende identitetet e personave të arrestuar, ndërkohë që pritet dhe një komunikim zyrtar nga ana e Policisë për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu