Aktori i njohur për rolin e Ezelit në serialin e famshëm turk, Kenan Imirzalıoğlu do të rikthehet së shpejti në ekran me një serial të ri.

Sipas mediave turke, Kenan do të jetë së shpejti pjesë e një seriali të ri, i cili do të transmetohet në platformën “Netflix”, megjithatë ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga aktori apo grupi i punës.

Pritet që ‘Ezel’ të kthehet në sheshin e xhirimeve shumë shpejt, edhe pse ende nuk është bërë asgjë publike nga kontrata e re e aktorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu