Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka është për herë të parë shtatzënë dhe sot ka zbuluar gjininë e bebit.

Ajo ka zgjedhur që gjininë ta zbulojë në një mënyrë mjaft të veçantë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Eliona ka publikuar një video teksa shihet në krah të dy balerinëve Ensa Llaci dhe Eni Balla në një sallë kërcimi. Të tre ata kërcejnë nën ritmet e këngës “Baby Shark” dhe në fund zbulojnë se Eliona është në pritje të një vogëlusheje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu