Prej disa ditësh është bërë virale”deklarata” e Albana Osmanit në emisionin “Shiko kush luan”, e nuk ka pasur asnjëherë miqësi me Arbana Osmanin.
Albana Osmani ka treguar për emisionin e mëngjesit në televizionin ABC News, se i qendron asaj që ka thënë, por në kuadër të shakasë.
Gjithashtu, Albana ka thënë se shumë pjesë nga emisioni i Luana Vjollcës janë prerë, madje edhe një moment nga kjo deklaratë.
“Ajo që thash që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thash që programi më i mirë, që mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë. Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka”, u shpreh moderatorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu