Altin Sulku ka publikuar projektin më të ri që mban titullin “Era”, një këngë që e bëri bashkë me Stinen. Artisti ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku ndau detaje nga realizimi i këtij projekti.

Ndërkaq, ai u ndal dhe tek pandemia dhe ndikimi që ka patur tek tregu muzikor. I pyetur nga moderatori Alban Musa se cila ka qenë shifra më e madhe me të cilën është paguar në një event familjar, ndonëse nuk tregoi një shumë të caktë, tha se bëhet fjalë për një dasëm të zhvilluar në Fushë-Krujë.

“Kemi qenë në Fushë-Krujë, ku gati 10 vite. Kanë qenë miq tanë dibranë që rrinë në atë zonë. Mbaj mend që janë hedhur në total 30-40 mijë euro në dasëm. Hidheshin me 500 qindshe.”, tha Sulku, duke shtuar me humor: “Dhe mund ta harroja këngën çfarë thoja, sytë ishin tek lekët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu