Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka rezultuar pozitive me Covid 19, ndërsa si masë paraprake njofton se është izoluar në banesën e saj.

Kim fton qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe shprehet se për disa ditë do të jetë e detyruar që të ndjekë punën e saj nga shtëpia.

Postimi i plotë i Kim: Miq, desha t’ju njoftoj se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj!

Gjatë ditëve të fundit Kim ka qenë shumë aktive, me takime në disa qytete të Shqipërisë, ku jo më larg se dje ishte në Durrës, ku pati një takim dhe me drejtues të Portit. Pas takimit me ta, Kim pati dhe një deklaratë të shkurtër për shtyp me gazetarët. Më herët me Covid ishte infektuar dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, gjendja e të cilit ishte e qëndrueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu