Deklarata e Andit 2 për Tean ku thekson se ka ende një pëlqim për bukuroshen, kanë irrituar Andin 1. Ky i fundit i është drejtuar Andit me tone të larta duke i vënë në pah se nuk mund të pretendohet një vajzë që është e dikujt tjetër, teksa përmendi edhe fjalën probleme, duke i bërë apel kështu që të mos synojë më nusen e tij siç e thërret dhe Andi 2. Gjithsesi Andi 2 tha se për aq kohë sa nuk janë çift, gjërat mund të ndryshojnë pas disa luhatjeve.

Debati mes Andit 1 dhe Andit 2:

Andi 1: Ty të pëlqen akoma Tea?

Andi 2: Po, është vajzë e bukur

Andi 1: Po është e tjetër kujt

Andi 2: Po unë këtu jam nëse mes jush ndodh ndonjë gjë

Andi 1: Po pse djemtë e tjerë nuk e thonë, ti e thua, je më trim?

Andi 2: Po s’ka lidhje me trimin

Andi 1: Po marrim shembull, unë kam rënë në dashuri me Tean, është jeta ime, kush je ti të vish të marrësh nusen time?

Andi 2: Unë nuk i marr njeriu nusen, por ti vetë thua që nuk jeni ende çift

Andi 1: O vëlla un vetë ashtu e ndjej, ti mos përfitoi nga emisioni, nuk duhet t’i thuash këto gjëra, nuk mund të vish të pretendosh një vajzë që dikush tjetër do ta ketë në krah, kjo sjellë probleme.

Andi 2: Unë nuk parashikoj të ardhmen, kjo që po thua nuk ka sens

Andi 1: Po si nuk ka sens, si mund ta ngacmosh ti?

Andi 2: Unë nuk po e ngacmoj, kam shprehur pëlqimin ndaj saj dhe nëse ajo ka ndonjë problem me ty dhe e shpreh, mund të ndryshojë gjithçka

Andi 1: Dhe do vijë te ty?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu