Demokratët e kryeqytetit do të votojnë nesër për të zgjedhur kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.
PD ka publikuar listën me 140 emra, ku mes emrave spikat Grida Duma, por dhe të tjerë personazhe, si futbollisti Andi Lila dhe gazetari Basir Çollaku, apo dhe vet zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa.
Në listën e PD vihet re edhe rikthimi i figurave, të cilët kanë qenë në poste drejtues në kohën e Sali Berishës, siç është dhe Erzen Breaçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës. Po ashtu, mes këtyre emrave është dhe Arben Ristani dhe kryetari i bashkisë, Vorë Fiqiri Islamili.
Ndërsa në listë është edhe aktori Robert Budina,atletja Koldiana Shala dhe Julian Deda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu