Ish-konkurrentja e “Për’puthen 1”, Antonela Koçi, kohët e fundit ka ndërmarrë një nismë mjaft interesante që të ju vijë në ndihmë që të gjithë atyre që akoma nuk e kanë gjetur gjysmën e tyre.

Blogerja ka krijuar një agjenci, ku të gjithë kanë mundësinë që të gjejnë personin e zemrës, thjesht duke dërguar të dhënat e tyre.

ajo tregoi të gjitha detajet se si këto njohje ndodhin. Ajo theksoi se kjo njohje bëhet përmes agjencisë, dhe realizohet nëpërmjet një tarife, që duhet të paguajnë ato që bëhen pjesë.

“Menduam që faza fillestare e rregjistrimit të jetë falas, pastaj kur të ketë dikë konkret atëherë vendosëm të kemi një tarifë. Por edhe njohja vetë kushton pasi për shembull do e njohësh në jetën e natës kushton. Në këtë mënyrë kushton më pak”.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se kjo iniciativë nisi më shumë si nevojë “pasi herë pas herë në shoqëri vajzat dhe djemtë ankoheshin hë na prezanto ndonjë se nuk po na pëlqejnë”.

“Agjencia është hapur para një muaji dhe jemi përpjekur që ti ngrohim njerëzit dhe ti afrojmë pasi kanë komplekse”, tregoi Antonela.

Kujtojmë se Antonela Koci ishte një ndër vajzat më të përfoluara të formatit të dashurisë “Për’puthen 1”, e cila nuk e gjeti në këtë program gjysmën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu