Apple ka blerë rreth 100 kompani gjatë gjashtë viteve të fundit, ka zbuluar shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook. Që do të thotë, blen një kompani çdo tre ose katër jave, tha ai në mbledhjen vjetore të aksionerëve të Apple.

Kompania së fundmi dorëzoi tremujorin e saj më të madh të të ardhurave nga të gjitha kohërat, duke sjellë 111.4 miliardë dollarë, në tremujorin e parë të vitit 2021, informon abcnews.al.

Cook u tha aksionerëve gjatë mbledhjes se blerjet bëhen për të marrë kompani të teknologjisë dhe talente.

Blerja më e madhe e dekadës nga Apple, me 3 miliardë dollarë,  ka qenë ajo e Beat Electronics, prodhuesi i kufjeve themeluar nga reperi dhe producenti Dr Dre.

Një tjetër blerje me profil të lartë ishte kompania e programeve të njohjes së muzikës Shazam, për 400 milion dollarë në 2018, informon abcnews.al.

Zakonisht Apple blen firma të vogla të teknologjisë dhe më pas përfshin risitë e tyre në produktet e saj.

Një shembull, PrimeSense, një kompani izraelite e ndjeshmërisë 3D, teknologjia e së cilës kontribuoi në FaceID të Apple.

Të matura nga vlera, blerjet e Apple janë në të vërtetë shumë më të përmbajtura sesa ato të shumë rivalëve të saj të teknologjisë, informon abcnews.al.

Microsoft pagoi 26 miliardë dollarë për LinkedIn, Amazon pagoi 13.7 miliardë dollarë për Whole Foods dhe Facebook pagoi 19 miliardë dollarë për WhatsApp.

Dhjetë blerjet më të mëdha të Apple të mbledhura bashkë, përsëri do të vlejnë shumë më pak sesa blerjet e lart përmendura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu