Natën e djeshme në median online bëri bujë martesa e papritur e reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajli.

Pavarësisht dashurisë së tyre e bërë publike prej kohësh, martesa e tyre në mes të dimrit dhe pandemisë u duk e papritur.

Por motivi i kësaj martese të shpejtë u zbulua sot!

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër të parë dhe për këtë s’ka më dyshime!

Dyshja, e cila ditën e djeshme njoftoi se i dha fund beqarisë, tashmë do të bëhen prindër për herë të parë dhe shtatzënia ka shpjeguar edhe “martesën” e shpejtë të çiftit.

Sipas një fotoje nga iconstyle, Arbenita shfaqet me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, megjithatë duket se do të lindë shumë shpejt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu