Autoritetet kufitare të sigurës greke janë alarmuar, pas informacioneve që kanë arritur të zbulojnë shërbimet greke të sigurisë, se një zonë të Korçës ekzistojnë laboratorë që falsifikojnë përgjigjet e testeve negative PCR. Këto teste shërbejnë së bashku me formën PFL, një kusht i domosdoshëm për të hyrë në territorin grek.

Dy ditë më parë autoritetet greke kanë arrestuar në territorin e tyre, dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë forvave blu se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtarësh në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare. Të arrestuarit janë Idajet Toska dhe Ina Veliu.

Nga informacionet që posedojnë shërbimet greke të sigurisë, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga Covid-19 për Greqinë e veriut.

Raportohet se ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm numrat e të infektuarve që hyjnë në vend nga kjo doganë, përkundër doganës së Kakavijës, prej të cilës kanë hyrë një numër shumë i vogël të infektuarish.

Autoritetet greke sqarojnë se pavarësisht testetve të sakta PCR të kryera në laboratorët e akredituar për Covidin, ekziston një mundësi infektimi gjatë periudhës disa orëshe nga njëri test në tjetrin.

Numri i shtuar i të prekurve në Shqipëri, ka detyruar qeverinë greke të përgatisë shtrëngim të masave kufizuese për punonjësit sezonalë fillimisht dhe me gjasa një mbyllje totale të kufirit që prej javës së parë dhjetorit. Masat shtesë priten të bëhen publike pasditen e së premtes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu