Tre persona janë arrestuar në Suedi në lidhje me vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në Londër në vigjilje të Krishtlindjeve.

Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në sy të gruas dhe fëmijës shokoi opinionin publik në Londër.

Ai u vra në lagjen e tij luksoze, ku jetonte dhe punonte si producent muzikor.

Por në të shkuarën, shqiptari ishte marrë me çështje droge.

Tre të arrestuarit janë një 22-vjeçar, një 31-vjeçar dhe një 33-vjeçar.

Ata u arrestuan të enjten pas një urdhër-arresti nga Anglia.

Më herët është arrestuar edhe një kikbokser 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi, i dyshuar si ekzekutor.

Urdhërues i vrasjes mendohet se është kreu i një bande të njohur droge, Amir Faten Mekky, që u arrestua në Dubai në qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu