Durrës / Procedohen penalisht 3 shtetas, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës kanë proceduar penalisht shtetasit I. K., 37 vjeç, E. A., 34 vjeç dhe H. A., 59 vjeç, pasi kanë kundërshtuar për shkak të detyrës një punonjës të Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur;
D., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Kia”, në gjendje të dehur;
T., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. V., 31 vjeç, banues në Durrës, duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu