Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili qarkullonte me pistoletë me vete. Arrestimi i tij u bë gjatë kohës që drejtonte mjetin pa lejen .Ndërkohë materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

U bë ndalimi i mjetit që drejtohej nga shtetasi U. A, 19 vjeç, banues në Tiranë ,në rrugën “Mysylm Keta” , ky shtetas ka rezultuar se nuk kishte leje drejtimi. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik të ushtruar Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu