Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrollit të makinës ju gjetën 67 doza kokainë.

Shtetasi Endrit Murrani po lëvizte me makinë në rrugën “Ymer Kurti” së bashku me dy persona të tjerë me iniciale E. G. dhe E. Gj të cilët u proceduan penalisht për “Moskallëzim Krimi“.
“Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike, E. M., 30 vjeç, pasi, në rrugën “Ymer Kurti”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 67 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe 1 aparat celular, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin”  njoftoi policia.

 

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu