Një 35 vjeçare është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vendosur K.B. banuese në fshatin Libonik të Korçës.

Arrestimi i saj është bërë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, kur po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në këmbim të një shumë monetare.

“Arrestimi i saj u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirianë, kundrejt përfitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular”, thuhet në njoftim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu