Një 39-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane është ndaluar ditën e sotme në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

Personi i ndaluar është P. N., banues në Dukat.

39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu