Policia e Matit ka vënë në në pranga një 44 vjeçar duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve të përfshirë në trafik droge.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ulëza”, është vënë në pranga shtetasi L (A). T.,  44 vjeç   i akuzuar si pjesëtarë  i grupit të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia,  dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të Njësive Administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Ulëza”

Shkon në 6 numri i personave të arrestuar si autorë të  kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Ulëza”, të nisur në nëntor 2019, ku në periudha të ndryshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë Mat,  janë vënë në pranga 5 shtetas pjesëtar të një grupi për kultivim të bimëve narkotike, hetimet kanë vijuar duke e ndjekur dhe  me metoda proaktive ku si rezultat mbrëmjen e djeshme nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, është  kapur dhe vënë në pranga një 44-vjeçar, pjesëtarë  i grupit të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe konkretisht:

L (A). T.,  44 vjeç  banues në Ulëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Kutivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia,  dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të Njësive Administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.

Materialet hetimore shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu