Një 70-vjeçare ka humbur jetën teksa po transportohej nga Saranda drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i ambulancës, 51 vjeç, është arrestuar pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë.

Për pasojë, është përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ndërroi jetë e moshuara.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.02.2021, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu