Policia e Beratit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik në banesë iu sekuestruan 1.2 kg fara kanabisi.

Indikacionet e policisë të ardhura në rrugë operative bëjnë me dije se shtetasi me inicialet M.H., kryente shpërndarje të lëndëve narkotike gjë që  rezultuan të sakta. Pas kontrollit të bërë është  kapur dhe  arrestuar në flagrancë shtetasi M.H, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg  lëndë narkotike kanabis dhe fara  të dyshuara si ato të bimës narkotike.

Njoftimi i Policisë :

“Goditet një tjetër  rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet rreth 1.2 kilogramë kanabis, kapet dhe vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.H., 34 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu