Ish-oficeri i policisë në Minneapolis i parë në një video me gjurin e tij në qafën e George Floyd është arrestuar dhe po përballet me akuzën për vrasje.

Oficeri, Derek Chauvin, u mor në paraburgim të Premten nga Bureau në Minesota , tha komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike në Minesota, John Harrington në një konferencë shtypi.

Oficeri me veprimin e tij shkaktoi vdekjen e qytetarit, çka solli protesta masive në të gjithë vendin.

Qytetarët arritën të digjnin komisariatin e policisë, për të kërkuar drejtësi mbi Floyd.

Me pankarta në duar dhe të vendosur për drejtësi ata duket se ia dolën. Megjithatë deri në një vendim të formës së prerë qytetarët vazhdojnë protestën masive në të gjithë qytetin.

Burimi: CNN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu