Policia e Shtetit ka vënë në pranga dhe personin e fundit që kishte mbetur në kërkim nga operacioni antidrogë që u zhvillua në Skrapar, dhe çoi në arrestimin e më shumë se 20 personave, mes tyre dhe zyrtarë policie.

Njoftimi i Policisë:

Vijon megaoperacioni “Gjergjova”. Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni.

Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi Teki Dusho.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Droga për të cilat janë kryer dhe këto arrestime u zbulua në një stallë lopësh, duke u tharë, ndërkohë që hetimet sipas SPAK kanë zgjatur për gjashtë muaj me radhë.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjendje të thatë, e gatshme për t’u trafikuar.

Deri tani GJKKO ka dhënë këto masa sigurie, për personat që janë vënë në pranga:

“Arrest shtëpie për Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan
“Arrest me burg” për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro
“Arrest shtëpie” për Kreun e Nj. Adm Tërpan, Edmond Zotko
“Arrest shtëpie” për kryeplakun e Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj

“Arrest me burg” për Arben Leklin, Sefedin Dokajn, Alban Bendon
“Arrest me burg” për Fation Beshirin, Selfo e Esmerald Kaposhin
“Arrest me burg” për Zylyftar Zhijdran, Ilia Ballon, Olgert dhe Elson Dusho
“Arrest me burg” për Teki Dushon dhe detyrim paraqitje për Fuat Dushon

“Detyrim paraqitje” për Enver Muçajn dhe Ilir Shimin
“Arrest me burg” për Altin Sulën dhe Redjan Shimin
“Arrest në shtëpi” për Anxhela Beshirin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu