Një ngjarje e rëndë ka nodhur në qytetin e Essen-it të Gjermanisë, ku një mjek dyshohet se u ka injektuar dy pacientëve të prekur me COVID-19, një injeksion vdekjeprurës.

Sipas policisë, mjeku 44-vjeçar që punonte në spitalin e Essen-it akuzohet se ka vrarë dy burra të moshës 47 dhe 50 vjeç, të cilët ndodheshin në kujdesin intensiv për shkak të Covid-19.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, mjeku i arrestuar kishte njoftuar familjarët e pacientëve para se t’i injektonte lendën vdekjeprurëse.

Nga ana tjetër spitali gjerman ka njoftuar se mjeku është pezulluarr nga puna dhe është duke ndihmuar policët në lidhje me hetimet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu