45-vjeçari shqiptar i njohur me nofkën “Taqi” u la në burg sot nga drejtësia greke, pasi akuzohet për atentatin e tetorit 2017 në Glyfada ku mbeti i vdekur një biznesmen shqiptar dhe u plagosën dy të tjerë. I arrestuari, që u kap në makinë me Alket Rizain, i ka mohuar akuzat.

Për t’u mbrojtur përpara drejtësisë “Taqi” kishte zgjedhur dy avokatë grekë, të cilët kundërshtuan vendimin e gjykatës për ta lënë në burg, por nuk mundën që të nxirrnin shqiptarin nga qelia.

“I akuzuari nuk ka asnjë lidhje me incidentin” tha avokati Christos Mavrommatis. Avokati tjetër, Stavros Georgopoulos, tha “Kjo është e padrejtë.

Ne nuk e dimë pse hetimi u aktivizua tre vjet më vonë. Ai u burgos padrejtësisht”. Megjithatë gjyqtari nuk i mori në konsideratë argumentet duke e lënë shqiptarin në burg.

Emri i 45-vjeçarit është përfshirë në disa raste të tjera vrasjesh dhe grabitjesh dhe konsiderohet si një nga kriminelët më të rrezikshëm, ndërsa kohët e fundit ndaj tij u lëshua një urdhër arresti për gjakderdhjen në Glyfada.

Ai u arrestua pas një kontrolli të rastësishëm policor disa ditë më parë në Lamia dhe ndërsa po udhëtonte në një makinë luksoze me të burgosurin Alket Rizai, i cili kishte marrë një leje pesë-ditore nga burgu Domokou.

Kush është Alket Rizai

Alket Rizai është mjaft i famshëm në Greqi për arratisjet e tij nga burgu.

Në vitin 2006 dhe 2009, në bashkëpunim me të dënuar të tjerë grekë, arriti të arratisej nga burgu më i sigurt i Greqisë, ai i Koridhalosit, duke përdorur helikopter.

Më pas, tentoi arratisjen e tretë, duke marre peng 6 policë të burgut të Malandrinos. Ai është dënuar me 25 vjet burg për disa vepra penale.

Arratisja e parë e stilit hollivudian, u krye më 4 qershor të vitit 2006, e ideuar nga Nikos Paleokostas, vëllai i një krimineli me famë, Vasilis Paleokostas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu