Antonio De Marko është autori i krimit së vrasjes së dyfishtë, ku mbetën viktima ish-gjyqtari De Santis, 33 vjeç dhe e fejuara e tij Eleonora Manta, 30 vjeç. Së fundmi, De Marko ka rrëfyer se është ai përgjegjësi i kësaj masakre. I ndaluar dhe më pas i shoqëruar në komisariat, 21 vjeçari ka pranuar se ka vrarë me më shumë se 60 goditje me thikë dy të rinjtë në mbrëmjen e 21 shtatorit. Më pas ka dhënë një justifikim qesharak, madje në kufijtë e çmendurisë:

Ai u shpreh:

Bëra një budallallëk. E di që kam gabuar. I vrava të dy sepse ishin shumë të lumtur dhe më hipi gjaku në kokë e nuk u përmbajta dot. Befas m’u zgjua geni i vrasësit brenda meje dhe doja që vetëm t’i lidhja e ti torturoja ata të dy”.
Ngjarja

De Marko kishte marrë me qira që prej muajit gusht apartamentin që ishte në pronësi të ish-arbitrit De Santis, i cili në fakt kishte vetëm një ndarje me mur nga hyrja tjetër ku jetonte edhe çifti. Gjyqtari i kishte komuikuar qiraxhiut (De Markos) që duhej të lironte shtëpinë, sepse ai dhe e fejuara e vet kishin vendosur të bashkëjetonin dhe u duhej më tepër hapësirë. Madje vendimin që do të bashkëjetonte me Eleonorën, de Sanktis e kishte marrë pikërisht ditën që i kishte kërkuar vrasësit që të bëhej gati për t’u larguar. Që nga ai moment, sipas asaj që ka rrëfyer vetë autori i vrasjes, kishte menduar vetëm se si do t’i vriste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu