Të gjithë kemi kaluar situata kur kemi pasur të ftuar miqtë tanë dhe fëmijët e tyre n kanë bombarduar me britma. I kemi dëgjuar gjithashtu ulërimat e fëmijëve në dyqan, aeroporte, aeroplanë dhe në shumë vende të tjera. Megjithatë, ka arsye pse fëmijët ulërasin, dhe abcnews.al do jua tregojë më poshtë se cilat janë.

Fëmija juaj po kërkon vëmendje|
Nëse fëmija juaj ulëret me zemërim mund të jetë në kërkim të vëmendjes tuaj. Kur ata duan vëmendje të pandarë, bëjnë gjithçka që kanë fuqi për ta marrë. Një nga mënyrat më efektive është ulëritja.

Këshillë: Mësoni kur ta injoroni këtë sjellje. Injorimi është më i dobishëm kur asgjë nuk ju ka ndodhur. Të mësuarit për të injoruar kërkimin e vëmendjes ndonjëherë mund ta bëjë më pak të mundshme që fëmija juaj të ulërasë përsëri, informon abcnews.al.

Fëmija po teston decibelët e tij
Ulërima dhe e bërtitura arrin kulmin në moshën 18 muajshe deri në 2 vjeç. Foshnjat provojnë sesa zhurmë mund të bëjnë duke ulëritur, sepse është diçka e re që ata po e mësojnë. Për ta është një fuqi e gjetur që nëse e përdor, mund të marrë vëmendjen, informon abcnews.al.

Këshillë: Jepni atyre vëmendje pozitive. Nëse vogëlushi juaj po bërtet thjesht duke biseduar me të butësisht mund ta qetësoni.

Fëmija po komunikon me ju
Kur fëmija juaj ende po mëson të komunikojë me ju dhe ju nuk mund t kuptoni atë, ata përdorin britmat. Kjo është mënyra e vetme për t’i bërë prindërit të kuptojnë se diçka nuk shkon me ta.

Këshillë: Kthejeni atë moment në lojë. Nëse jeni në një vend të qetë, si shtëpi juaj, ju mund të bëni një loje se kush bërtet më shumë, dhe më pas kush pëshpërit më me pak zë.

Fëmija po shpreh zemërim, lodhje ose uri
Një arsye tjetër pse fëmijët ulërasin, mund të jetë uria, të qenit i lodhur ose zemërimi për diçka. Për shembull, kur fëmija nuk e merr atë që dëshiron, fillon të ulërasë. Ata janë shumë të vegjël për të mirëkuptuar dhe për të menaxhuar emocionet e tyre.

Këshillë: Qëndroni të qetë. Përgjigjet ndaj ulërimës mund t’i përkeqësojnë gjërat. Në vend të kësaj, tregojuni atyre një qasje më të qetë dhe mësojuni të përdorin ‘zërin e brendshëm’.

Nuk ndihet rehat ose është i shqetësuar
Një tjetër arsye pse fëmija mund të sillet keq, mund të jetë se është i shqetësuar ose nuk ndihet rehat. Kjo ndodh kur ata gjenden në një mjedis të ri ose takojnë njerëz të panjohur. Kjo është arsyeja pse në vende me njerëz, fëmijët ulërasin,

Këshillë: Shpërqendrojini ato. Ofrojuni aktivitete të këndshme që jua heqin mendjen nga gjërat që i shqetësojnë dhe i bëjnë nervozë.

Fëmija juaj është plot energji
Shpesh herë kur fëmijët bërtasin është rezultat i lojërave që po luajnë, vetëm ose me fëmijë të tjerë. Kjo lloj ulërime është e shëndetshme dhe plotësisht normal. Ata po mësojnë sesi të shprehin të gjitha emocionet e lumtura dhe të pakënaqura që kanë gjatë lojës me shokët e tyre dhe britmat mund të nënkuptojnë gjëra të ndryshme, varësisht nga toni dhe lartësia.

Këshillë. Shpërbleni ata për sjelljen e mirë. Kjo është një nga mënyrat më të mira për t’i mësuar ata se si të veprojnë si duhet.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu