Një ngjarjë e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Laç kur u qëllua dhe u la i plagosur një person. Por enigmat shtohen edhe më shumë pas marrjes së informacionit gruaja e të plagosurit kishte bëre një denoncim në polici.

Dile Lika, bashkëshortja Myslim Likës, i cili mbeti i plagosur me 3 plumba, në një atentat javën e shkuar, disa muaj më parë ka denoncuar në komisariatin e Policisë nr 3 në Tiranë, se një numër telefoni e bezdiste duke e marr në privat dhe dërguar mesazhe që lidheshin me djalin e saj, Ilir Likën.

Dile Lika ka kallëzuar disa muaj më parë se një person i paidentifikuar i ka shkruar mesazhet: ku e ke djalin? Të ka rëna prapë në burg? Pse nuk flet, apo stë vjen mirë? Këto mesazhe janë dërguar një muaj pas arrestimit të tij për vrasjen në Laç, ndërsa shqetësime sipas kallëzimit kishte pasur edhe para arrestimit.

E shkuara e djalit të Likës është një nga pistat për zbardhjen e atentatit të ndodhur rreth një javë më parë, ndërsa mesazhet janë tregues që problemet e të riut kanë shkuar deri te prindërit e tij.

Ndërkohë, Dile Lika, disa ditë më parë kërkoi mbrojtje nga shteti, ndërsa tha se dyshimet e saj për autorët, ia ka treguar edhe Policisë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu