Një tentativë vrasjeje ka ndodhur në orët e mesditës në  Vlorë, në zonën e Bibliotekës së qytetit ku raportohet të ketë mbetur i plagosur në këmbë Marjon Mitro.

Mitro ka qenë në rrugë duke lëvizur teksa është qëlluar me një breshëri plumbash nga një mjet në lëvizje.

Por nga të dhënat e deritanishme mësohet se Mitro është plagosur lehtë në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga raportimet , nga terreni bëhet e ditur se atentatorët kanë kërcënuar seriozisht dhe jetën e kalimtarëve pasi një plumb ka hyrë dhe në një njësi shërbimi në zonë.

Marjon Mitro dikur punonjës i Policisë Bashkiake është arrestuar disa herë për disa vepra penale, ndërsa akuzohet si porositës i disa shpërthimeve me tritol që kanë ndodhur më herët në Vlorë, mes të cilëve edhe ai ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak :

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu