Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Athinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në sheshin Attiki. Shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë. Ai ka një plagë me armë zjarri. Shqiptari, po sipas medieve greke u qëllua nga një makinë.

Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit.

Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur si pasojë e kërcënimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu