Makina qe iu bë atentat

Ditën e sotme Kamza është tronditur, pasi një makinë ka shpërthyer si pasojë e një atentati me lëndë plasëse.

Në momentin kur pronari i makinës ka shtypur pultin për ta hapur, ka shpërthyer.

Bëhet me dije se mjeti që ka shpërthyer është në pronësi të Gjon Menës, një person me rekorde kriminale.

Mësohet se Mema është një person i njohur për uniformat blu. Ai është dënuar në Tiranë për armëmbajte pa leje, ndërsa ka qenë i dënuar në Itali dhe Francë për vjedhje me dhunë dhe armë.

Mena ka mbetur i plagosur lehtë si pasojë e atentatit, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin  ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi policia në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu