Surprizë në turin e dytë të Kupës së Mbretit në Spanjë. Atletico Madrid është eliminuar nga aktiviteti nga një ekip i kategorisë së tretë.

Skuadra e Diego Simeone u mund me rezultatin 1-0 nga Cornella, duke u larguar për të dytin vit radhazi nga një ekip i një lige më të ulët.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e shtatë. Madrilenët nuk patën raste të rrezikshme, ndërsa mbetën me 10 lojtarë për shkak të një kartoni të kuq që mori Ricard Sanchez.

Tottenham-Manchester City është finalja e Kupës së Ligës në Angli që do të luhet më 25 prill. City eliminoi nga gara rivalin e qytetit Manchester United, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në derbin e zhvilluar të mërkurën në Old Trafford.

Golat realizuan Stones dhe Fernandinho në pjesën e dytë. Të martën Tottenham siguroi finalen duke mundur po 2-0 Burton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu