Postimi i plotë i ish-kryetarit të PD dega Elbasan dhe ish deputetit Aurel Bylykbashi:

Taulant!

Meqë bëre trimin, kur the qe jam gati për çdo lloj ballafaqimi, atëhere po te kujtoj çkemi bërë ne në ish komunën Tregan 2005-2013…

Dhe me thuaj çkeni bërë ju 2013-2021?

Sa për kujtese.., keni bere 0 metër/ katror asfalt dhe investime!!

Kjo është reforma juaj administrative, ku i vute shqelmin fshatit dhe fshatareve!!

Dëgjo tani:

  1. Rruga e Llixhës Qendër, 30 milion leke te reja.
  2. Rruga e fshatit Tregan, 30 milion leke te reja.
  3. Sistemimi i përroit te Llixhës+Pedonale+Shkarkimet e ujrave termale, 15 milion leke te reja.
  4. Rruga e Llixhes se Hidrajit, 18 milion leke te reja.
  5. Ujësjellësi i Llixhës se Hidrajit+fshati Kycyk+Sistemimi i ujrave te zeza ne Llixhën e Hidrajit, 32 milion leke te reja..

I dëgjove??

Shko dhe verifikoji po deshe, or trim!!!

Dhe diçka se harrova…

Behu gati per vlerën totale…, sa kemi investuar ne, ne 8 vjet dhe sa ju ne 8 vjet, ne te gjitha fushat, ne Elbasan!!!

Do te shohësh çudira!!!

Kështu do masim dhe performancën tende si Deputet i Elbasanit!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu