Policia Elbasanit ka shpallur në kërkim dy shtetas që kanë kryer vjedhje në Elbasan, Belsh dhe Cërrik. Shtetasit me inicialet A. S., 47 vjeç dhe S. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, një natë më parë në fshatin Seferan, Belsh, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit B. Gj.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje duke parandaluar vjedhjen dhe janë vënë në ndjekje të mjetit të autorëve, të cilët pasi kanë konstatuar shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe pozicioni gjeografik, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar me shpejtësi.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: automjet tip “Benz”, një palë targa, një aparat celular dhe disa sende personale të këtyre shtetasve.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhje të tjera të ndodhura në Elbasan, Belsh dhe Cërrik, gjatë muajit maj, shtator, tetor dhe nëntor 2020
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu