Xhelozia në çift është sa e bukur, por ndonjëherë edhe tragjike. Kjo ndjenjë komplekse që mund të helmojë jetën e atij që e provon dhe mund të vrasë një marrëdhënie në çift, ka përfshirë edhe një grua. Konkretisht në Brazil, një grua ka vrarë një vajzë si shkak i kësaj ndjesie, ndërsa ka regjistruar një tragjedi. Më konkretisht bëhet fjalë për një 31-vjeçare e identifikuar si Rafaella de Silva Rodrigues e cila kur ka parë bashkëshortin e saj pranë një vajze të re, është tërbuar dhe ka qëlluar për vdekje shoqëruesen e burrit të saj. Tragjedia është regjistruar në një lokal në Tiangua, Brazil, teksa të tmerruar kanë mbetur edhe klientët. Viktima mësohet se është Djaiane Batista Barro, 26-vjeç.

Viktima: Kujtojmë që bashkëshorti i autores së sulmit, ka qenë në tavolinë me viktimën si dhe me 5 miq të tjerë. Rafaella de Silva Rodrigues e ka qëlluar 26-vjeçaren në kokë dhe shkak i plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Por veç viktimës, autorja e sulmit ka qëlluar edhe një 24-vjeçar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Rafaella de Silva Rodrigues është arrestuar, ndërsa pritet të merret edhe vendimi për fatin e saj. Shkak i gjithë kësaj ngjarje të rëndë ka qenë xhelozia, teksa bashkëshorti ka mohuar se ka qenë duke e tradhtuar gruan e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu