Pa kaluar ende 3 javë nga vdekja e neuropsikiatrit të Elbasanit, Hyqmet Shqerra, koronavirusi i ka marrë jetën edhe bashkëshortes së tij.

Hyqmet Shqerra vdiq në spital në 11 shkurt të këtij viti nga Covid 19 në moshën 81-vjeçare, ndërsa dje ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij. Ka qenë djali i mjekut që ka ndarë me të gjithë miqtë lajmin e hidhur.

Lamtumire mama.Tani je afer burrit tend te jetes qe aq shume e ke dashur dhe respektuar. Dashuri idilike e juaja. Nuk mundet te rrinit te ndare per shume kohe.

Me keni lene uraten te dy dhe do te me mbroni e drejtoni nga lart duke qene engjejt e mi mbrojtes.

Premtoj qe do ndjek gjurmet tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe te mamase siç me keni edukuar ju me dashuri me pune me respekt me fisnikeri me ndershmeri me perulesi e me vete permbajtje.

Ju qofte dheu i lehte te dyve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu