Bashkia e Divjakës ka vendosur mbylljen e të gjitha tregjeve deri në një njoftim të dytë, pas rritjes së rasteve me Covid-19 .

“Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë. Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë”, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu nëpërmjet këtij njoftimi Bashkia i bën thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilent   të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu