Bayern Munich ka bërë një hap të madh drejt titullit të radhës në Bundesligë.

Bavarezët kanë mposhtur 0-1 Borussia Dortmundin në ‘Signal Iduna Park’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Bundesliga.

Fillimi i ndeshjes ishte me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që kishin rastet e tyre. Vendasit arritën të tregoheshin më të rrezikshëm me disa dalje të shpejta. Ishte sulmuesi Erling Haaland që iu afrua golit, por një ndërhyrje e Jerome Boateng në vijën e portës, bëri që rezultati i ndeshjes të mbetet i pandryshuar.

Në minutën e 43′, Bayern Munich kaloi në avantazh me një gol jashtëzakonisht të bukur të Joshua Kimmich. Gjermani shpalosi të gjithë talentin e tij pasi me një parabolë magjike mposhti portierin kundërshtar.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk solli ndryshim rezultati, me ‘bavarezët’ që arkëtuan 3 pikë të arta.

Me këtë fitore, Bayern Munich kryeson me 64 pikë të grumbulluara, 7 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë. Tashmë në Bundesliga kanë mbetur edhe 6 javë deri në fund të kampionatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu