Pandemia e Covid-19 duket se po përhapet çdo ditë e më shumë, ndërsa po merr dhe shumë jetë të njerëzve. Ditën e sotme në Luksemburg u zyrtarizua një vendim. Ky i fundit u prpozua në shtator nga Komisioni Evropian dhe do të njihet si sistemi i quajtur “semafori i BE-së”, Propozimi në fjalë tashmë i zyrtarizuar për praktikë pritet të synojë shmangien e mbylljes së kufijve, pasi pasojat do të jenë në dëm të ekonomisë së eurozonës. Gjithashtu sistemi ka si qëllim edhe tamponin e detyrueshëm për personat që hyjnë nga zonat me rrezikun më të lartë.

Pritet ndërkohë që çdo javë, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të të publikojë online një hartë javore që do të paraqesë situatën nga COVID në vendet e BE-së. Gjendja rajonale do të paraqitet përmes një kod ngjyrash bazuar në nivelin e rrezikut: E gjelbër, portokalli dhe e kuqe. Ngjyra do të varet nga numri i rasteve të reja për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit.

Një kod ngjyrash bazuar në nivelin e rrezikut do të tregojë:

E kuqe:

Zonat me rrezik të lartë, që kanë më shumë se 50 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose më shumë se 150 raste për 100.000 me më pak se 4% të testohen pozitivë.

Portokalli:

Zonat me rrezik të mesëm, me më shumë se 25 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose rreth 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.

E gjelbër:

Zonat me rrezik të ulët, me më pak se 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.

Por si do të funksionojë kjo procedurë e re?

Udhëtarët që do të vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri do t’u kërkohet t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes, ndërsa ata që udhëtojnë nga zonat e gjelbërta nuk do të kenë kufizime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu