Bearti konkurrenti i Përputhen i cili vinte nga Kosova është larguar nga emisioni dhe lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram. Bearti pati dy takime me Anën dhe me Tean dhe dukej se me Tean mund të kishte edhe diçka më shumë.

Mirëpo çfarë e detyroj Beartin të largohej?

Në postimin e tij, të cilin e ka mështetur menjëherë Shqipja, Bearti ka fajësuar produksionin e veçanërisht autoren e emisonit Olsa Muhametin.

Sipas asaj çka ka shkruar Bearti, çdo gjë është e inskenuar dhe nuk ka asgjë reale. Mesa duket Beartit i është kërkuar të bëjë diçka kundër dëshirës dhe ai nuk e ka pranuar.

Po ashtu ish konkurenti shprehet se kur ka tentuar të flasë me Olsa Muhametin ajo e ka injoruar. Përputhen është emisioni më i ndjekur i momentit.

Në një status tjetër, ai ka shkruar se i pëlqen Tea dhe nëse ajo dëshiron mund të njihen, por jashtë emisionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu