Një adoleshent që ra në dashuri me një grua 53 vjet më të madhe, ka kushtuar një postim të përbashkët në TikTok, ndërsa festojnë përvjetorin e tyre të katërt të martesës dhe u zotua se do ta dojë atë deri në “frymën e fundit”.Almeda dhe Gary Hardëick u martuan në vitin 2015, dy javë pasi u takuan në funeralin e djalit të saj Robert. Në atë kohë Gary ishte 17 vjeç dhe së fundmi ishte ndarë me një 77-vjeçare dhe Almeda ishte 71 vjeç, megjithëse ata tani janë 21 dhe 74.

Ata kanë 4 vjet që jetojnë së bashku, por Gary ka deklaruar në postim se kohët e fundit ajo ka pasur probleme me zemrën. Çifti, të cilët bënë seks për herë të parë natën e tyre të dasmës, më parë e përshkruanin njëri-tjetrin si ‘dashnorë të mrekullueshëm’.

Ai u shpreh:

Ishte e mrekullueshme, përtej ëndrrave të mia më të egra.Ajo me të vërtetë është gruaja ime e ëndërruar dhe ana fizike e marrëdhënies sonë nuk mund të jetë më e mirë.
Ai shtoi se Almeda ka pasur probleme me shëndetin dhe nuk harroi të falenderonte të gjithë që i kanë mbështetur në këto kohë të vështira.

Burimi:The Sun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania