Ish-konkurrentja e Big Brother, Rike Roçi ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë në Shqipërise dhe pse prej kohësh ajo jeton në Itali.

Dhe pse prej kohësh Rikja nuk është shfaqur më në televizionet shqiptare ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo është pyetur në Instagram nga ndjekësit e saj se përse nuk është shfaqur më në ekranet shqiptare.

Sipas saj televizionet shqiptare nuk e pranojnë njeriun e drejtë, por vetëm ata që kanë takime me drejtorin e televizioneve ose ata që merren me djem të martuar dhe kriminelë.

“Pyetje me vend, do flas njëherë e mirë nuk dua të bëj më asgjë në Shqipëri as intervista, as programe, asgje, asgje. Nuk ka meritokraci në sallonet e tv shqiptare. Flas për shumicën dhe jo për të gjithë. Bëhesh e famshme nëse kërkon burrë në tv, ose nëse ke takim me drejtorin e tv, ose nëse meresh me burrin e martuar kriminel, ose nëse je fry aq shumë me silikon, saqë kjo është stereotipi i bukurisë. Atje nuk e duan thjeshtesinë, nuk e duan njeriun e mirë, aty zotëron vetem intriga…E dua vendin tim Shqipërinë, por shumicën e njerëzve jo të marin respektin për dobësi… që kështu”, shkruan e zhgënjyer Rike Roçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu