Belgjika gjunjëzon Anglinë në Grupin 2 të Ligës A të Nations League me golat e Tielemans dhe Mertens, në pjesën e parë.

Sfida më e pritur ka përfunduar me fitues ekipin e Martinez, që nuk e ka pasur të vështirë ndaj “Tre Luanëve”, tani jashtë loje për sa i përket kokës së grupit.

Por, mbetet ende i hapur diskutimi kualifikim për finalet: Danimarka, me fitoren 2-1 ndaj Islandës në frymën e fundit në sajë të dygolëshit të Eriksen me penallti, mbetet 2 pikë larg “Djajve të Kuq” me ndeshjen direkte për t’u zhvilluar ditën e mërkurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu