Një grua ka rënë në pus në fshatin Mirakë.

Burime bëjnë me dije se zjarrfikësit po shkojnë drejt vendit të ngjarjes ndërsa mbeten të paqarta rrethanat se si gruaja ra brenda në pus.
Drejt vendngjarjes edhe policia.

Priten detaje te reja rreth kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.

Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu