Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Vorë, për shkak se është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij ku po kryente punime. M.A, ka humbur jetën në vend, pavarësisht përpjekjeve të familjarëve të tij për ta çuar drejt spitalit.

Grupi hetimor ka mbërritur në banesën e viktimës, dhe po hetojnë rrethanat ku ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu