Presioni mbi spitalet e Greqisë vijon që të rritet, ndërsa tre javët e fundit vendi ka regjistruar një shtim të konsiderueshme të rasteve.

Në bazë të të dhënave të raportuara nga mediat vendase, numri i pacientëve të sëmurë me Covid-19 tashmë është 3,831, pasi është rritur me 40% që të enjten e kaluar. Dhe, një e pesta e tyre janë duke luftuar për jetën në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i pacientëve vlerësohet të vazhdojë të rritet deri në fund të nëntorit. Në çdo rast, “barra” që punonjësit e shëndetësisë duhet të mbajnë në strukturat shëndetësore të vendit fqinj deri në Krishtlindje është shumë e rëndë. Pranimet e pacientëve të rinj dje arritën afër 500. Në njësitë e kujdesit intensiv arritën në 465.

Nga ana tjetër, vijon të bëhet më tragjik bilanci i viktimave, vetëm dje humbën jetën 63 persona.

Ndikimi i epidemisë tregohet nga numri i përgjithshëm i rasteve fatale: nga 1,228 vdekje të regjistruara që nga marsi i kaluar deri më sot, gjysma, 602 humbën jetën në 17 ditët e fundit të nëntorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu