This photograph taken on September 24, 2020 shows a physical imitation of a Bitcoin at a crypto currency "Bitcoin Change" shop, near Grand Bazaar, in Istanbul. (Photo by Ozan KOSE / AFP) (Photo by OZAN KOSE/AFP via Getty Images)

Klubi i vlerës së tregut prej 1 trilion dollarësh i është shtuar një anëtar i ri: bitcion. Numri i përgjithshëm i tregtimit së bitcoin-s ka arritur vlerën e më shumë se 1 trilion dollarë.

Kjo për shkak se çmimi i një bitcoin arriti të premten vlerën më të lartë të të gjitha kohërave. Një bitcoin aktualisht kushton rreth 55,000 dollarë dhe ka rreth 18.6 milionë monedha në qarkullim, sipas Cionbase.

Për ta kuptuar vlerën, vetëm katër kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Apple, Microsoft, Amazon dhe pronari i Google Alphabet, vlejnë sa bitcion.

Bitcoin aktualisht vlen rreth 225 miliardë dollarë më shumë se Tesla, kompania që ka përgjegjësinë më të madhe për rritjen më të fundit të çmimit të kriptovalutës.

Juggernaut-ja e makinave elektrike të udhëhequr nga Elon Musk, njoftoi në fillim të këtij muaji se tani zotëron bitcoin me vlerë 1.5 miliardë dollarë. Tesla gjithashtu tha se po shikonte lejimin e konsumatorëve për të përdorur bitcoin, për të blerë makinat dhe SUV-të e saj.

Ky lajm ka ndezur spekulime se kompanitë e tjera të mëdha së shpejti mund të shtojnë bitcoin ose kriptomonedha të tjera në bilancet e tyre, meqë bitcoin po gjeneron një kthim dukshëm më të lartë sesa obligacionet dhe paratë cash.

Corporate America po vlerëson bitcoin. Gjigandët e pagesave, Square dhe PayPal, i lejojnë përdoruesit e tyre ta blejnë dhe ta shesin atë. Kartat e kreditit Visa dhe Mastercard gjithashtu po përqafojnë kriptomonedhat.

Një strateg i lartë në BlackRock, menaxheri më i madh i aseteve në botë, tha këtë javë se kompania ka filluar të ‘zhytej’ në bitcoin, duke e parë si një investim.

Çmimet e Bitcoin janë rritur më shumë se 80% deri më tani këtë vit, dhe investitorët po kërkojnë me entuziazëm edhe kriptomonedha të tjera. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë me një vlerë totale prej rreth 220 miliardë dollarësh, është më shumë se dyfishuar këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu