Reshjet e dendura të shirave kanë shkaktuar dëme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku ka pasur rrëshqitje masive gurësh, të cilat kanë bllokuar njërën korsi. Si pasojë, është rënduar trafiku dhe firma e pastrimit po punon për zhbllokimin e aksit për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në disa akse rrugore. Por më të prekurit janë zonat e veriut, ku ka pasur edhe bllokim të njerëzve në fshatra pasi janë përmbytur rrugët duke bërë të pamundur kalimin.

E vështirë paraqitet situata në zonën e Lezhës dhe të Shkodrës, ku ka pasur edhe evakuim të familjeve për të mos mbetur nën ujë ndërsa mijëra hektarë tokë janë pushtuar nga uji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu