Një i ri që kishte braktisur studimet në universitet, sot është bërë një prej njerëzve më të pasur në Australi – duke fituar miliona dollarë duke postuar klipe të vetes në YouTube teksa luan video-lojëra të ndryshme.

25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë dollarë në vit, dhe jeton brenda një apartamenti 4.4 milionë dollarësh me pamje nga lumi dhe djreton një Tesla X që kap vlerën e 200 mijë dollarëve.

Ai madje së fundmi raportohet se ka qenë në lidhje me modelen e famshme Morgan Krizmanich. Poëer konsiderohet si YouTuberi i gjashtë më i suksesshëm në Australi sa i përket numrit të ndjekësve – me mbi 14.6 milionë dhe ka një bashkëpunim me kompani të mëdha si Samsung dhe Disney.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 2014, kur filloi biznesin e tij në YouTube duke postuar video të lojës Fortnite që disa vite më vonë u bë shumë popullore.

Kështu kanali i tij zyrtar në YouTube “shpërtheu” nga ndjekësit e shumtë dhe prej asaj kohe ai nuk ka të ndalur.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu