Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë republikën kanë rezultuar të infektuar 16 efektivë të policisë, nga të cilët 5 ndodhen në spital për mjekim të specializuar.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 699 efektivë policie, mes të cilëve kanë humbur jetën 10 policë.
Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me Covid 317 efektivë.
Paraditen e kësaj të premte i infektuar me Covid ka rezultuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu